Ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda (Shkalla e Parë), Liljana Baku. Dorëheqjen e ka paraqitur më datë 22 Nëntor tek Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa vetëm sot është bërë i ditur për mediat.

Gjyqtarja Baku, ka shqyrtuar mjaft çështje të rëndësishme, ndërsa mbahet mend për çështjen “Tahiri”.

Rreth dy vite më parë, ajo vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa prokuroria kishte kërkuar burg për Tahirin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re