Devis Osmani, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Korçës, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i selisë blu.

Në një komunikim për News 24, Osmani është shprehur se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos shtuar asgjë më shumë.

Ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin pas zgjedhjes që ai ka bërë duke u dorëhequr, ndërsa kujtojmë se ai ka qënë pjesë e ‘Rithemelimit’, që nga koha e ndarjes së PD.

Osmani u zgjodh në krye të degës së PD në Korçë, në zgjedhjet e Prillit të viti 2022.

Pas numërimit të fletëve të votimit, ai u shpall fitues me 48% të votave.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re