Në të gjitha mediat pak kohë më parë qarkulloi lajmi se në Top
Channel do të rikthehet emisioni i njohur veror Summer Fest, por këtë
herë nuk do të moderohej nga Luana Vjollca por nga Nevina Shtylla dhe
Flor Gjini.

Mirëpo, ndërkohë që të gjithë prisnin që xhirimet e spektaklit që do
udhëtonte në çdo qytet të Shqipërisë të nisnin,  burime për “Imalbania”
kanë treguar se emisioni është anuluar.

Burimet bëjnë me dije që shkak për anulimin  tij janë bërë mungesa e
fondeve dhe gjithashtu largimi i regjisorit të njohur në Top Channel,
 Ergys Lubonja i cili mësohet se pas një debati me drejtuesit e ‘Top
Channel’ ka dhënë dorëheqjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re