Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me zv.kryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj për emërimin e 4 familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës.

Berisha i kërkoi dorëheqjen, por Ermonela Felaj iu përgjigj se “jam krenare për veten dhe familjen time, në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë, kurse ti je krejt i zi.”

Pjesë nga replikat:

Felaj: Uluni zoti Berisha, mos pengoni vijimin e rregullt të seancës

Jepni dorëheqjen tani

Felaj: Duhet të largoheshit ju dhe familja juaj nga ky vend që jeni shpallur non grata për korrupsion masiv. Jam krenare për veten dhe familjen time, i kam shërbyer këtij shteti, në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë, kurse ti je krejt i zi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re