Kryebashkiaku i ri i Kolonjës, Erion Isai duket se ka hequr dorë nga aktrimi dhe ka vendosur t’i përkushtohet përfundimisht politikës.

Pak minuta më parë, Isai ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që e ndihmuan në rrugën e tij artistike 15 vjeçare.

Isai ka veçuar regjisorin e ‘Portokallisë’ Altin Bashën, Ardit Gjebrean dhe Bes Kallakun duke u shprehur se puna me ta e ka bërë njeri më të mirë.

Ai ka theksuar se nuk do të ketë angazhim artistik në televizion gjatë sezonit të ri.

Statusi i plotë:

Faleminderit që më ndriçuat!

Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me faleminderit!

Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re