Gjykata federale e Shteteve të Bashkuara dënoi të mërkurën një nga protestuesit kryesorë që sulmuan Capitol-in, i njohur si “QAnon Shaman”, me 41 muaj burg për rolin e tij në këto ngjarje vdekjeprurëse më 6 janar të këtij viti, transmeton Reuters.

Për shkak të fytyrës së tij me ngjyrë, gëzofit dhe brirëve në kokë, Jacob Chansley u bë një nga simbolet e inkursionit të përgjakshëm të mbështetësve të ish-presidentit Donald Trump në qendrën e demokracisë amerikane, në ditën e konfirmimit të fitores zgjedhore të demokratit Joe Biden, e cila u kundërshtua nga republikani.

Prokurorët kërkuan një dënim më të gjatë, 51 muaj burg për Chansley, pasi ai u deklarua fajtor në shtator për pjesëmarrjen në bllokimin e punës së Kongresit të SHBA.

Dënimi prej 41 muajsh burg korrespondon me atë të dhënë nga i njëjti gjyqtar për një trajner të arteve marciale, i cili u filmua duke goditur një oficer policie gjatë atyre ngjarjeve. Dyshja deri më tani kanë marrë dy nga dënimet më të rënda nga gjithsej 675 të pandehur.

Gjykatësi tha se ai besonte se 34-vjeçari Chansley, i cili ishte ndaluar që nga janari, ishte “rikthyer në rrugën e duhur”.

“Pjesa më e vështirë e kësaj është të dish se unë jam fajtori”, tha ai në një deklaratë para vendimit të tij, duke iu referuar fëmijërisë së tij të vështirë.

Chansley u diagnostikua me skizofreni në burg, së bashku me çrregullime bipolare, depresion dhe ankth.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re