Në Gjermani kanë miratuar kryerjen e testeve për një vaksinë të re kundër COVID-19. Kjo është vetëm vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik.

Instituti Federal Gjerman për Vaksinat tha se ka dhënë dritën jeshile për testimin klinik të një vaksine të mundshme COVID-19 që do të fillojë në Gjermani.

Në fazën fillestare të testimit do të jenë 200 persona të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët do të marrin doza të ndryshme, më pas një fazë e dytë do të përqendrohet te individët me rrezik më të lartë.

Ndërmarrja me bazë në Mainz, Biontech, është pas vaksinës, tha instituti ku më tej shtoi se ishte kandidati i katërt për vaksinën e koronavirusit në botë që mori miratimin për testim.

Ai shtoi se vendimi ishte “rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm të profilit të rrezikut / përfitimit të mundshëm të vaksinës kandidate.”

Biontech tha se po zhvillonte vaksinën kandidate, të quajtur BNT162, së bashku me gjigantin farmak Pfizer. Testimet klinike janë caktuar gjithashtu të kryhen në SH.B.A. pasi të jetë aprovuar miratimi për testimin njerëzor atje.

Papa Françesku thotë se bashkëpunimi është mënyra e vetme për të përballuar sfidat e mëdha të paraqitura nga koronavirusi.

Ndërsa Presidenti Trump tha se lëshimi i Geen Card të SHBA-ve, ose kartave të qëndrimit të përhershëm, do të pezullohet për të paktën 60 ditë – por me “përjashtime të caktuara” ende pa u përcaktuar.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se vendet e prekshme mund të përballen me urinë për shkak të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re