Sot eshte dhene masa e sigurimit per punonjesin e IMT-se Berat qe eshte i dyshuar per “Shperdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 te Kodit Penal.

Prokurore Denisa Perdja ka kerkuar caktimin e mases se sigurimit arrest me burg. Gjykata perfaqesuar nga Gjyqtare Ardiola Çela la ne fuqi masen e kerkuar nga akuza.

Gjate seances mbrojtja pretendoi se kallezuesi i vepres penale nuk ka ne pronesi asnje send te paluajtshem dhe nuk ka bere asnje kerkese per perfitim te lejes perkatese prane Bashkise Berat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko