Terminali i kontejnerëve në portin e Durrësit është dhënë me koncesion për pesë vite. Agjencia e Prokurimit Publik njofton kalimin e “shërbimit të menaxhimit dhe operimit të terminalit të Konteinerëve në portin e Durrësit tek operatorë portualë privatë të specializuar për pesë vjet”.

Fituese është kompania “Hili Company Limited” e cila do të menaxhojë terminalin në portin më të madh të vendit tonë deri në vitin 2026.

Kompania fituese është me seli në Maltë, ndërsa vlera është rreth 30 milionë euro. Më herët ky shërbim ofrohej nga kompania “Kurum” me të cilën pak muaj më parë Autoriteti Portual Durrës prishi kontratën duke përfunduar në arbitrazh.

Kompania Kurum paditi Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re