Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për turkun e arrestuar pak muaj më parë në Rinas, Selami Simsek, i cili dyshohet se është mbështetës i Fetullah Gylen.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se organi i Akuzës ka kërkuar dënimin e Simsek me një vit e gjashtë muaj burg.

Por, gjykata ka pranuar kërkesën e turkut për gjykim të shkurtuar, çka bën që atij t’i ulet një e treta e masës së dënimit, duke e çuar përfundimisht pretencën e Prokurorisë në 1 vit burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re