Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me një vit e katër muaj burg ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi.

 

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar. Sipas SPAK Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re