Arrest me burg pa afat ishte masa e sigurisë për tre nga te arrestuarit për skandalin ne Universitetin e Elbasanit.

 

Ishte ky vendimi i marrë nga gjykata për dekanin Alber Riska dhe për dy sekserët Pertrit Kodra e Marjuc Calja.

 

Për shefen e departamentit te gazetarisë togat e zeza vendosen burg me afat 690 ditor ndërsa për pedagogen e jashtme te ekonomikut Erjola Calja u caktua masa e sigurisë arrest shtëpie. E njëjta masa u dha edhe për dy sekserët e tjerë Afdmirim Kala dhe Adem Gjela.

 

Përpara trupit gjykues, të akuzuarit nuk kanë pranuan të flasin.

 

Dekanin Albert Riska, shefja e departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogia Erjola Calja, tre sekserë si dhe një student u ndaluan mëngjesin e së mërkurës nën akuzën ë korrupsionit.

 

Hetimet zbuluan se ky grup personash në kohë të ndryshme, u kane marre  para studentëve në këmbim të notave kaluese gjatë sezoneve të provimeve. Shumat që merrnin të arrestuarit për një provim varionin nga 100 deri në 200 euro.

 

Operacioni u finalizua në prag të sezonit të provimeve. Ndërkohë mësohet se organi i akuzës vijon hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë qe mund te kenë abuzuar me detyrën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re