Skip to content

“Jepini fund talljes me demokratët”, Gazment Bardhi nxjerr videon e Flamur Nokës më 29 Tetor: Firmat do të dorëzohen në parti, Kryetari dhe kryesia mbledhin Kuvendin.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi deklaratën e deputetit Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit. Në datën 29 Tetor, zoti Noka deklaroi se “firmat do të depozitohen në protokoll dhe më pas i takon kryetarit dhe Kryesisë të mbledhin Kuvendin.”

“Partia nuk është as kasafortë, as bunker. Ju lutem, depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepuni mundësinë institucioneve dhe të mbledhim Kuvendin. “- ishte ftesa e Gazment Bardhit, duke iu referuar qëndrimit Statutor të para pak ditëve të deputetit Flamur Noka. “Nëse dikush ka vendosur të veprojë si celulë apo ilegalitet, është i lirë të veprojë, por jo në emër të demokratëve dhe jo në emër të PD”- tha Gazment Bardhi.

/faxweb