Gjykata e Korçës ka dhënë sot vendimin për disa punonjës së Hipotekës së këtij qyteti, të cilët ishin arrestuar për shkak se akuzoheshin se jepnin certifikata pronësie false.

Sipas informacioneve mësohet se një zinxhir punonjësish të Hipotekës falsifikonin dokumente pronësie.

Në total ata janë dënuar me 7.8 vite burg në total ish-zyrtarët e hipotekës së Korçës, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe falsifikim të dokumenteve.

Të dënuar janë 5 punonjës të cilët kanë mbajtur poste të larta në këtë institucion dhe ata janë Erisild Gorari, Arsidesa Hysi, Erjon Qiriako, Eriston Ziu dhe Andrea Zallemi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re