Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit pasi akuzohen se jepnin me qira mjetet lundruese që përdoreshin për argëtim pa u pajisur me dokumentacionin dhe duke fshehur të ardhurat.

Zbulimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Siguria në plazhe”, që çoi në evidentimin dhe goditjen e 2 rasteve të përdorimit të mjeteve lundruese, për argëtim, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu janë sekuestruar 10 mjete lundruese (8 Jet Ski dhe 2 motoskafe) që administroheshin nga këto shtetas.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re