Humb jetën mësuesi grek që jepte mësim në shkollën private “Omiros” në Korçë, i cili u konfirmua me koronavirus disa ditë më parë në Kostur duke vënë në alarm të gjithë prindërit e fëmijëve që shkolloheshin tek ai institucion arsimor.

Mësohet se mësuesi 51 vjeçar vuante dhe nga sëmundje të tjera duke bërë që koronavirusi t’ia rëndojë gjendjen shëndetësore.

Ai u konstatua me koronavirus në fillim të marsit, ndërsa prindërit e fëmijëve u njoftuan një javë më vonë, gjë e cila shkaktoi irritimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re