Ajo është një nga balerinat më të mira, dikur në Shqipëri e sot karrierën e saj e vazhdon në SHBA.

Por a do të rikthehet ajo në ekran? Po me dashurinë çfarë po ndodh? Të gjitha këto, Adel Lami i zbuloi përballë moderatores Brikena Prifti në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Pjesë nga biseda: 

Lami: Jeta ime vazhdon atje, por sa herë vij në Shqipëri më pëlqen, gjithmonë e më shumë e dua dhe ndihem e përulur për të gjithë që më kujtojnë edhe pse unë kam qenë pak e distancuar nga televizoni për shkak të largësisë.

Çfarë të mungon më shumë nga Shqipëria?

Lami: Familja dhe miqtë padiskutim. Por mua më mungon shumë ushqimi. Ose më duket mua që është më i mirë, ose është realisht më i mirë.

Karriera jote vazhdon në SHBA, si është dita e Adel?

Lami: Jeta ime ka ndryshuar plotësisht që më 1 janar 2023 kur unë vendosa këmbë në kampusin e Harvardit. Shkolla është ajo që më ka ndryshuar edhe rutinën. Nuk i dedikoj më aq shumë orë kërcimit, por shkollës sepse jam në prag të diplomimit.

Si kanë qenë fillimet për Adel?

Lami: Jo shumë e vështirë, unë kam qenë e bekuar nga fati. Talenti është jo vetëm dhunti dhe punë, por edhe një % e fatit dhe un kam qenë shumë e përkëdhelur si në Shqipëri ashtu edhe Amerikë. Patjetër që kam pasur disfata, por nga Shqipëria ruaj kujtimet më të bukura, sepse mendoj që më është dhënë ajo që kam merituar dhe për këtë jam falenderuese. Unë kam qenë shumë e plotësuar në Sqhipëri.

A ka diçka që do ta bëje ndryshe nëse do ta nisje nga fillimi?

Lami: Mendoj se do të bëja disa vite më shumë Dancing. Është një program që e kam shijuar aq shumë sa do doja të kisha bërë më shumë.

Po dashuria?

Lami: Kam një partner i cili është shumë i kuptueshëm sidomos për pjesën e artit . Është e vështirë që një artist të gjejë një person që e kupton sepse jeta jonë ndryshon shpesh. Unë 6 muaj kam qenë në Kinë, pastaj në Egjipt. Është kryesore që të gjesh një partner që e pëlqen artin tënd dhe më pas të mbështet. Jemi njohur në Shqipëri dhe ndjekim njëri-tjetrin në jetë./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re