Mbrëmjen e sotme emisioni investigativ Tak Fak” i ka ardhur në ndihmë të Andrea Ranxhas një qytetari nga Elbasani, banesa e të cilit është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019.

Andrea sot ka humbur edhe dy prindërit që e birësuan dhe jeton duke larë varret dhe marrë borxhe në farmaci dhe në dyqane.

Ai ka denoncuar kolegun e tij për vjedhjen e veglave që përdorte për të pastruar varret. Së bashku me gazetaren ai shkoi tek varrezat e Elbasanit, ndërsa u përball edhe me kolegun e tij.

Gjatë përballjes kolegu i tij mohoi të kishte bërë diçka të tillë. Gjatë rrëfimit të tij, Andrea u shpreh i pikëlluar edhe për humbjen e nënës së tij dhe falenderoi edhe ndërhyrjen e emsionit për ndihmën.

Emisioni “TAK-FAK” dhe fondacioni Firdeus i erdhën në ndihmë Andreas me shpresën për të pasur një jetë më të mirë.

Andrea: Kam ardhur të pastroj varrin e një personi dhe për të përshëndetur nënën time
-Nuk bëj pazar në varreza, sa më japin njerzit. Mi paskan vjedhur veglat
Ja ky është hajduti, hajde ta kapim . Klaudja: Pse ja ke marr veglat Andreas?
Ky mi mori dhe herës tjetër mua…

Klaudja: Ku i ka veglat Andrea?

Kolegu: Për zotin nuk e mbaj mend,,,  -Herës tjetër të kapa me vegla në dorë.  Unë punoj me ato mor të keqen vllai, si me ja pastru varrin tjetrit?
Do ia japësh veglash e tua borxh sa të pastroj?
Klaudja: Të lutem jepja pak veglat e tua Andreas sa të pastroj varrin ti jep prapë
Andrea: A t’kam thënë mos e merr kazmën?
Klaudja: Ore ti a i ke veglat e tua, pse ja merr këtij?
Andrea: Ma gjeni kush i bën këto gjëra ta çojmë para drejtësisë?
Veglat i lej të b***a ullinit se nuk është mirë ti marrësh me vete.

 Andrea: ‘Mami kam ardhur bashkë me stafin e emisionit Tak Fak që sapo dëgjuan rastin tim erdhën dhe iu përgjigjën problemeve të mia, nuk jam më vetëm.
Mamit ju thante goja nga diabeti, ai e shkatërroi.
Zemra ime, shpirti im ma bëj hallall se kam ardhur në një orar të paqenë po shpirti nuk pyet për orar.’
Andrea në mbrëmje në bulevardin e Elbasanit duke kënduar me Klaudjan : -Sa të bën haku?
-Të lumshin duart, meriton edhe më shumë
Andrea duke kënduar ‘’Tuj shëtit në ara të gjata’’
Klaudja ‘Siç duket edhe nga pamjet jemi në qendër të qytetit të Elbasanit

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko