Ish-deputetja e LSI-së dhe eksperte e Arsimit, Nora Malaj në një lidhe më “ABC News”, ka folur për masat e marra për parandalimin dhe menaxhimin e frikës, shkaktuar nga koronavirusi.

Malaj theksoi se përtej informacioneve që mediat japin, është domosdoshmëri të mbështesim njëri-tjetrit, ndërsa theksoi se mediat kanë një rol shumë të rëndësishëm. Kjo situatë sipas saj mund të mposhtet duke u organizuar me një program.

“Marrja e masave është domosdoshmëri. Jemi larg masave që propagandohen dhe asaj që duhet të jetë në të vertëtë. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të marrë në dorë situatën për të mos u përkeqësuar më tej.

Ndërsa sa i përket rastit të mësuesit i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, Malaj tha se është një situatë alarmi dhe se duhen marrë masa maksimale.

“Vlerësimi dhe izlomi i situatës është i domososhëm. Ky alarm duhet të marrë masën maksimale për tu vlerësuar”, tha Malaj.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo për menaxhimin e frikës, Malaj tha se frika është e mirë për të fituar refleksin e parandalimit, por është  e keqe kur e kalon masë dhe kap panikun.

“Në një mënyrë apo në një tjetër duke u nisur nga vetja dhe nga realiteti që po na ofron bota, përpara kësaj sfide vlen të kuptojmë vlerën e jetës. Kjo situatë na ka bërë të reflektojmë dhe rikthimi në shëpi na bën të shohim raportin me njëri-tjetrin.

Gjithashtu Malaj theksoi se duhet treguar kujdes edhe për personat që nuk kanë mundësi, pasi sot jeta e çdo shqiptari është shumë e vlefshme.

Sa i përket procesit mësimor, Malaj tha se programi i Ministrisë së Arsimit është për tu përshëndetur, por duhet kaluar edhe në një fazë tjetër, ku luajnë rol edhe prindërit./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re