Jemi mësuar të shohim dokumentar dhe fotografi të jetës së egër nga vende të ndryshme të botës, por shumë pak e njohim jetën e egër të vendeve tona. Cdo gjë nisi si një rastësi,  që erdhi duke u shtuar.

“Ka 4.5 vjet që ky lloj hobi i fotografisë së jetës së egër në trevat shqiptare ka nisur”…

Jetmir Troshani, shkodrani me banim në Nju Jork tregon se ai e nisi forografimin e shpendëve në park.  Për të ky lloj hobi është sfidues.

 “Sfida është një ndër arsyet kryesore që na pëlqen. Flasim për sfidë në të gjitha nivelet. Një modeli, një njeriu mund tni tregojm se si të rrij. Jemi më në kontroll të asaj. Por një zogu një shpendi, të cilin nuk duhet edhe ta trazojmë e kemi shumë më të vështirë dhe më sfiduese. Në këtë rast është shumë e rëndësishme që të njohesh shpendin që fotografon, ose kafshen”…

Dashamirësisët e natyrës dhe jetës së egër si dhe artit të fotografisë shijuan ekspozitën e punëve të bëra nga mbi 30 fotografë, në habitatet natyrore, jo vetëm të Shqipërisë dhe ballkanit por edhe gjithë europës.

Asnjëri nga ata nuk është fotograf profesionist, vijnë nga profesione të ndryshme, nga fusha e biznesit, mjeksisë.

“Me profesion jam kirurg oral, dentist stomatolog dhe këngëtar profesionist”..

“Në kohën kur nisi pandemia, aktiviteti ku unë punoj ngeci pak, dhe gjatë hulumtimeve në internet, pash do miq që merreshin me fotografinë e botës së egër pastaj aty me thënë të drejtën kaloi edhe si pasion”…

“Unë kam fillu me u marr me këtë fotografi në Nju Jork, dhe gjithmonë fillon afër, aty ku janë parqet afer. Unë kam fillu në Central Park, aty ku janë zogjt, në pranver kur vijnë zogjt këndues, e fillon aty ku e ke më afër, aty rrotull, para se me fillu me fotografu kafshët e egra, fillon ndoshta me fotografu një insekt, një lule, afrohesh me natyrën pastaj, rritet ambicja don një fotografi më sfiduese më të veccantë. Por fillon aty rrotull”…

Grupi i fotografëve Shqiptar të Jetës së Eger sa vjen e shtohet dhe eksplorimet e vendeve të ndryshme të habitateve natyrore të botës, është edhe një sfidë për ta. Janë vendet dhe gjallesat që arrijnë të bëhën pjesë e koleksionit të tyre.

“… Ne kemi vizitu në Kenia, në Rumani, në Bullgari, në Shqipëri patjetër në Kosovë, në Amerikë, në Spanjë, pra rritet oreksi, dëshira me e mbush këtë pasionin tonë me gjana të veccanta dhe ndryshe”…

Pse i gjithë ky pasion për të fotografuar jetën e egër, dhe çfarë rëndësie ka për secilin prej tyre?

“Që në fëmijëri më intrigoj fotografia… Gjatë kohës së studimeve të stomatologjisë ne I dokumentonim rastet klinike, para dhe pas, dhe ngarkesen që e merrnim gjatë ditës me punën me pacient, doja ta akumuloja disi dhe ku tjetër, përmes fotografisë, dhe kështu fotografonim një lule një insket dhe kështu fillova të mishërohem me fotografinë”…

“Me fotografinë jam marrë por me një zhanër tjetër… Fotografia është ajo që e mbytë gjithë stresin, ose akumulimin e gjithë punës së ditës që kemi ne”…

Aurora Piroviq, biologe dhe ambientaliste, thotë se është puna dhe pasioni i këtyre fotografëve që ne na jep mundësi të njihemi me atë që ka natyra jonë dhe duhet ta mbrojmë.

“Shkodra është e bekuar sa i përket natyrës, kemi tre zona të mbrojtura, Liqeni I Shkodrës, Lumi Buna, Parku Kombëtar I Thethi. Janë zona hot-spot sa I pëtket biodiversitetit të lartë, dhe ekspozita të tilla kemi shfaqur dhe në liqenin e Shkodrës dhe në alpe, pikërisht si një formë ndërgjegjësimi për ti mbrojtur, por kjo nuk mjafton. Duhet që edhe vetë institucionet të marrin përgjegjësi për ta mbrojtur, por edhe vetë publiku shpresoj sado pak të ndërgjegjsohet”…

Kjo mënyrë ndërgjegjēsimi përmes artit e çon në nivel tjetër  fotografinë si art dhe vendos në vëmendje rëndësinë e natyrës dhe biodiversitetit të faunës së egër, që sipas fotografëve shpesh herë dëmtuesve ju prish punë pasi përmes fotografisë ata dokumentojnë.

 “Në vendin tonë, themi në rajon, edhe në Kosovë dhe Shqipëri, në shimicen e rasteve edhe I luftojnë këtë dukuri që merremi ne me të, sepse nuk duan që të dokumentohet ose I pengojmë ne sepse atyre ju prishet një interes tjetër sepse ne merremi me këtë, e ata merren të themi me gjuetinë e pa ligjëshme”…

Këta fotograf pasionant kanë arritur që të na e sjellin përmes kësaj ekspozite, një pjesë të asaj natyre që jo çdo kush ka mundësi të shofi.

“Eksplorimin e parë e kam bërë në Pejë, por bazen e kësaj lloj fotografie e kam bërë në divjakë. Dhe aty mund të them që kam marr hovin e kësaj zeje. Sa I përket Pejës ka një habitat shumë interesant dhe laramani shpendësh, por mbi të gjithash duke qenë afër me Rugovë dhe bjeshkët e namuna në përgjithësi ka edhe kafshët dhe një fotograf I jetës së egër e ka një vështirësi të madhe për të arrit me I shkrep ato”…

Shqiponja është shpendi i preferuar dhe më sfiduesi për tu fotografuar, Jetmir Troshani tregon eksperiencën e tij me fotografimin e Shqiponjës.

“ Me sfiduesja ka kenë Shqiponja e malit, Shqiponja e flamurit. Ne faktikisht kena shku në Bullgari në 2000 metra mbi nivelin e detit. Të fsheur në një shtëpi, duke pritë, ka kenë shumë ftohtë. Bile një natë para se e kena fotografu na u fik edhe nxehtësia, ka kenë shumë ftohtë I jashtëzkonshem. Por ne ishim të vendosur për me e fotografu”…

“Mund të them që e kam hobi, por më shumë e kam dashni këtë lloj fotografie”….

Dokumentimi dhe publikimi I këtyre fotografive na jep mundësi të njihemi më shumë me atë që natyra na ofron dhe sa në duhet të bëjmë që ta ruajmë këtë pasuri që kemi aq afër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re