Jeta e një dedektivi nuk është aq e lehtë dhe e bukur sa nëpër filma.

 

Një njeri i “padukshëm” dhe përball rrezikut, dedektivi duhet të përfundojë misionin e tij pa u kuptuar.

 

Dedektivi Feliks Haxhia I ftuar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus me Alma Çelaj ka dhënë më shumë detaje rreth punës së tij.

 

Ai deklaroi se puna e përditshmërisë së tij nuk ngjan aspak me filmat që ne jemi mësuar të shohim deri tani.

 

“Nëpër filma dedektivët janë me kostum kollare, me makina, hapin xhamin nxjerrin kamerën. Ne nuk punojmë kështu. Për ne nuk e di njeri, ne dalim sikur blejmë bukë. Duhet të dalim pa uniform. S’duhet ta dijë njeri fare, nuk duhet të bihesh në sy. Se nëse kuptohesh që je polic ose dedektiv prishte punë”, tha Haxhia.

 

Dedektivi tha se makinën që ai përdor për punë e mban të mbyllur dhe vetëm tre shok të ngushtë janë në dijeni të saj.

 

“Shoqëria ime e di që jam dedektiv. Makinën e survejimit ma dinë vetëm 3 shokë. E mbaj në garazh të fshehur mos njoh njeri target”, tha dedekrivi.

 

New York është zona më e rrezikshme për dedektivët, ndërsa Haxhia shtoi se kur shkon në një zonë të caktuar paraprakisht lajmëron policinë, për të  mos ndëryrë në zonën ku po operon.

 

“Varet çfarë qyteti e shteti punon. Nëse punon në Neë York është e rrezikshme, nëse punon në Miami është më i qetë.

 

Kur shkojmë te lagjia për të bërë survejim marrim policinë në telefon, i japim të dhënat dhe i themi jemi dedektiv. Sepse ka njerëz që i marrin në telefon dhe thonë një makinë me xhama të zinj rrinë para shtëpisë time. Në rast se nuk e lajmëron policinë, ata vijnë për dy minuta dhe orishin punë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re