Fëmijët e rreth 33 mijë palestinezëve që jetojnë pas telave me gjemba në El-Khalil, qyteti palestinez në jug të Bregut Perëndimor nën okupim, 30 kilometra në jug të Kudsit, u nënshtrohen ngacmimeve të përditshme ndërsa kalojnë nëpër pikat e kontrollit ushtarak izraelit

Në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve, shumë fëmijë treguan histori të fyerjeve dhe tmerreve të përjetuara nga ushtarët izraelitë dhe kolonët hebrenj çdo ditë.

Waa’d Sharabati, 16 vjeç, tha se përballej me ngacmime çdo ditë ndërsa ishte duke shkuar për në shkollë në pikën e kontrollit ushtarak në rrugën Al-Shuhada në zemër të qytetit të vjetër El-Khalil, i cili është i izoluar nga pjesët e tjera, që nga shkurti i vitit 1994 pas masakrës në xhaminë historike Ibrahim.

“Në anën e kundërt të rrugës, një familje kolonësh na kërcënon dhe na fyen çdo herë. Ne nuk mund të qëndrojmë afër dritares ose në rrugë për t’i shmangur”, thotë Waa’d.

Çdo ditë Waa’d duhet të largohet nga qyteti i vjetër për të shkuar në shkollën e tij në këmbë sepse arabët nuk lejohen të përdorin automjete. Vetëm kolonët hebrenj kanë luksin të përdorin automjete.

“Lëvizja ime nga shtëpia deri në shkollën time kontrollohet nga ushtarët. Askush nuk mund të na vizitojë lehtë. Ushtria në postbllokun ushtarak nuk lejon asnjë palestinez të kalojë nëse nuk është regjistruar tek ushtarët pushtues izraelitë”, tha Waa’d për AA.

Zedain Sharabati, 51-vjeç, babai i Waa’d tha se fëmijët e tij po vuajnë nga makthe pasi ushtria izraelite ka sulmuar shtëpinë e tij shumë herë duke i shkatërruar mobiliet. Ai tha se ata i kanë parë pa mundur t’u ndihmojnë ata duke arrestuar shpesh fëmijë pa ndonjë arsye.

“Vitin e kaluar, fëmijët e kolonëve nga ana e kundërt hodhën disa topa mbi ushtarët nga dritarja e tyre. Në vend që t’i kapte ata, ushtria sulmoi shtëpinë time dhe arrestoi djalin tim 13-vjeçar Yousef dhe kushëririn e tij 15-vjeçar Marwan. Sepse ushtarët gjetën rruaza mermeri afër shtëpisë sonë”, tha Zedain, i cili humbi njërin sy disa vjet më parë kur kolonët e goditën me gurë.

Madje edhe fëmijët e vegjël përballen me paraburgimin

Ushtarët kanë ndaluar fëmijë të vegjël si Rand 11-vjeç dhe vëllain e saj 7-vjeç. Të dy janë duke ndjekur mësimet në shkollën Qurtoba e cila ndodhet gjithashtu në rrugën Al-Shuhada.

Babai i tyre, Zedain dokumentoi arrestimin e djemve të tij dhe shokëve të tyre të klasës shumë herë.

“Fëmijët e mi tani kanë frikë të dalin vetëm jashtë. Ata zgjohen disa herë natën dhe bërtasin”, tha ai.

Saleh Abu-Shamseh, nga lokaliteti Tel Irmida i rrethuar nga vendbanimet izraelite, nuk ka zgjidhje tjetër përveç të kalojë nëpër vendbanimet hebraike para se të arrijë në shtëpi.

Saleh, 12 vjeç, ka filmuar shumë herë arrestimin e babait të tij, Emad i cili është një aktivist lokal për të drejtat civile, ndërsa kalonte nëpër rrugë.

Emad udhëheq një iniciativë për të dokumentuar incidente kundër fëmijëve të shkollës që nga viti 2017.

“Nisma erdhi pasi shumë fëmijë u arrestuan ose u qëlluan në pikat e kalimit. Ky projekt është i rëndësishëm për këta fëmijë sepse gjykatat disa herë i miratuan këto video si prova”, tha ai.

Një herë, kur ai ishte duke dokumentuar një incident të tillë, ai gjeti që fëmija po ngacmohej dhe u ndalua, ishte djali i tij.

“Ishte shumë e vështirë për mua, por unë vazhdova atë që po bëja”, shtoi Emad.

Izraeli ushtron kontroll të drejtpërdrejtë mbi 20 për qind të El-Khalilit të njohur si zona H2, e cila është vendbanimi i rreth 33 mijë palestinezëve dhe disa qindra kolonëve izraelitë.

Sipas Protokollit të El-Khalilit të vitit 1997, H1, kontrollohet nga Autoriteti Palestinez. Të gjitha aranzhimet e sigurisë dhe lejet e udhëtimit për banorët janë të koordinuara ndërmjet Autoritetit Palestinez dhe Izraelit përmes administratës ushtarake të Bregut Perëndimor.

Kolonët hebrenj kanë trupin e tyre qeverisës komunal, Komitetin e Komunitetit Hebre të El-Khalilit. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re