Një familje e madhe në Tropojë jeton në kushte tejet të vështira ekonomike. Në në banesë të vogël, jo më shumë se 70 m katrorë, jetojnë aktualisht 17 anëtarët e familjes.

Fatjona është një nga 10 fëmijët e familjes Medani nga Tropoja, e cila ka ardhur në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, dhe ka kërkuar të rrëfejë jetën e familjes së saj, dhe të kërkojë ndihmë.

Në këtë familja drama nisi me vdekjen e nënës së Fatjonës, e cila nuk e njohu kurrë nënën e saj, pasi ajo ndërroi jetë pas lindjes se vajzës.

Astrit Medani, si djali i vetëm i familjes, u martua në moshën 19-vjeccare me Dukaten dhe sollën në jetë 4 fëmijë. Por ne fillim të nëntorit të 1999, Dukatja pas lindjes së vajzës pati një hemorragji, që shkaktoi edhe vdekjen e saj.

Pas tre vitesh Astriti martohet me Mimozën, dhe sollën në jetë dhe 6 fëmijë të tjerë, ku familja u rrit dhe në total shkuan 10 fëmijë.

Astriti aktualisht është 46 vjeç dhe vuan nga disa sëmundje. Fëmijën më të madh e ka 23 vjeç dhe më të voglin 8 vjeç. Bashkë me familjen jeton dhe gjyshja e tyre Ferideja, e cila me pension e saj ushqen fëmijët.

Jeta e tyre nuk është e lehtë, pasi jetojnë vetëm me një pension dhe kemp, pasi ndihmën ekonomike ia kanë ndërprerë kohët e fundit.

Fatjona 18 vjeç tregon vështirësitë që hasin në familje, pasi për shkak të varfërisë kanë edhe konflikte me njerkën e tyre.

Por hallet nuk kanë të sosura në këtë shtëpi. Vajza më e madhe Mimoza, e cila edhe pse kishte probleme të shëndetit mendor ishte martuar, tashmë është divorcuar dhe është kthyer tek babai bashkë me tre vajzat e saj.

17 veta flenë në një shtëpi të vogël. Gjyshja e fëmijëve tregoi në emisionin “Me zemër të hapur”, se dehe ballkonin e shtëpisë e përdorin për dhomë gjumi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re