Ish-kryeministri Sali Berisha pasi iu komunikua akuza nga SPAK për korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim dha edhe një mesazh, duke theksuar se “ai do të dalë fuqishëm çdo ditë nga banesa e tij”.
I pyetur nëse do të kërkojë lirinë, ai tha “se e kam kërkuar, por ja kanë refuzuar”.
Pyetje: Duke qenë se ndryshuat statusin, do dilni në lirim?
Berisha: Pyesni avokatët
Pyetje: Ju kishte marrë malli për terrenin?
Berisha: Një njeri i arrestuar është njeri me liri të privuar dhe të qenit i burgosur politik është turpi i sistemit, është dëshmia më e shëmtuar. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do jetë në betejë.
Sali Berisha tha me tej se qëllimi i kesaj qe po i behet është kapja e kokës së PD-së
“I gjithë qëllimi i kësaj është që t’i kapim kokën PD-së. I garantoj shqiptarët se Edi Rama do përgjigjet për këtë. Garantoj demokratët se shumë shpejt do e lëshojmë me atë që ai e ka aq qejf, në tokë. …Masat e sigurisë u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur. I kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën pa më thirrur. …Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron, të vijë ta sfidojë Sali Berishën. …Këto janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra. Kur e bënë më puç, unë e refuzova, mbrojta Kushtetutën, mbrojtën pushtetin e parlamentit. Këta e dërguan në parlament dhe morën miratimin në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Unë jam i vendosur t’u jap atë që meritojnë. …Një njeri i arrestuar është një njeri me liri të privuar. Të qenurit i burgosur politik është turp i sistemit. Është dëshmia më e shëmtuar e këtij narkoshteti. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do mbetet një betejë”, tha Berisha.