Nga veranda jote duket shtëpia ime, ky është vëllimi me 12 tregime e autorit Shiptario- Italian Elvis Malaj, që me humor dhe personazhe të shumtë flet për dy botë të ndryshme, por që janë edhe të njëjtë:  Për jetën mes Shqipërisë dhe Italisë.

Qasja e këtij autori, kandidat për çmimin “Strega”, është krejt e ndryshme nga shqiptarët që kane folur më parë për emigrimin, dhe që lidhet ngushtë me eksperiencën e tij personale.

Tematikat që trajtohen janë të ndryshme, por në fokus janë të rinjtë, problemet e tyre me bullizmin, pasigurinë ndaj të ardhmes, bindjen e tyre për seksin, që edhe pse marrin jetë  nga personazhe shqiptare, këto shqetësime nuk janë të ndryshme për të rinjtë italiane.

“Nga veranda jote duket shtëpia ime” është vlerësuar nga kritiket si një libër i pazakontë, grotesk, i guximshëm, por që në thelb pasqyron luftën e autorit, për të gjetur vendin  e tije në këtë botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re