I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, Hermes Nikaj ka rrëfyer 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë.

“Jam Zogu i Tiranës, të telefonoj nga Burgu 313”, ishte telefonata që Hermes Nikaj bëri nga qelia për të rrëfyer se ç’po ndodh me të në burg, 5 javë pas arrestimit në flagrancë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Më poshtë po përcjellim një pjesë të intervistës për Panorama:

Të ka shkuar në mendje të arratisesh?

Zogu i Tiranës: Asnjëherë, s’doja të ikja në këtë mënyrë nga burgu. Unë s’ kam lidhje me akuzën, ashtu siç më thanë familjarët se ishte trajtuar kjo çështja e prostitucionit tek “Opinioni”. Dua të theksoj se nga të arestuarit me mua, kanë dalë të gjithë, vetëm unë jam brenda. Ndihem aq keq, sa ndonjëherë mendoj sikur të isha një zanë mali ose shtojzovalle e të zhdukesha nga këtu.

Në televizion ke bërë dhe një ruubrikë “Në çantën e…” ku zonja politikane, biznesmene apo vajza VIP të tregonin në ekran sendet e tyre personale. Ka shfaqur ndonjëra interes të të ndihmojë në këtë situatë?

Zogu i Tiranës: E vërteta është që gjatë punës sime në televizion kam krijuar miqësi me politikanet, po s’ua mbaj mend numrat që t’u telefonoj. Jo vetëm të famshmit, por edhe njerëzit e thjeshtë kanë qeshur me mua e më kanë dashur.

Zogu i Tiranës: Jo, më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin çokollata, paketa, përkujdesen për mua.

Je bërë mik special me ndonjë?

Zogu i Tiranës: Patjetër, unë shoqërohem me të gjithë këtu. Mua më do çdo mashkull, malësor apo fushor të jetë.

Si i kalon mbrëmjet, kur bie të flesh dhe kur zgjohesh?

Zogu i Tiranës: Unë gdhihem e ngrysem me shpresën se e nesërmja nuk do të më gjejë brenda këtyre mureve të qelisë. Kjo është shpresa ime. I lutem Zotit që të dal sa më shpejt. Nëse unë nuk dal, më mirë të vdes sesa të qëndroj këtu. Unë do të tentoj të vras veten nëse shpallem i fajshëm. Çdo gjë është e sajuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re