Prej datës 26 nëntor familjaVathi ne Murriq te Krujes mbeti e pastrehe dhe tashme jeton ne kushte shume te veshtira.

Prej afro një muaji katër pjestarët e familjes janë vendosur ne kete çadër. Por moti i ftohtë e reshiet e shiut  e vështirësojne akoma më shumë jetesën sidomos per femijet e vegjel.

Dila Vathi kërkon nga autoritetet që ta ndihmojnë me një çadër dimërore pasi jetesa në këto kushte për të dhe familjen e saj është paperballueshme.

Por pervec familjes Vathi ne kete zone ka shume banore te prekur nga termeti shkaterrimtar. E vetmja ndihmë  qe u eshte dhene deri tanis sipas banorëve, nga autoritetet eshte  baza ushqimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re