DITA E ZHANIT

Zhaneta Petushi ka sot të bukurën Ditë të Lindjes dhe ne nuk do të mungojmë kurrë e të mos ftojmë në këtë fund qershori të gjithë artistët t’I ngrejnë nga një dolli kudo që ata ndodhen, në tërë viset, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Zhani, është grimiorja jonë duarartë, është artistja e artistëve, bashkëkrijuesja e qindra – për të mos thënë mijëra! – portreteve të paharruara të aktorëve të filmit në ekranin e madh e të vogël, në skenat e teatrove dhe festivaleve të të shumte, që lanë gjurmë të paharrueshme.

Ështe e ligjshme ta përsërisim e përshëndesim atë prani, ngaqë ka aq shumë Zhani në fytyrat e gjithë artistëve të skenës dhe ekranit gjatë viteve të panumurt, teksa mbi ato fytyra kanë kaluar ledhat e gishtrinjeve të saj të bukur.

Jetë të gjatë, pra, o artiste e artistëve!

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re