Një aksident tragjik u morri jetën katër të rinjve shqiptare në Novi Pazar.

Amel Ibrahimi, 21 vjeç. Mithat Hamidi, 24 vjeç, Amar Ujkani, 22 vjeç dhe Senad Djerlek, 22 vjeç, u shuan në rrugë Novi Pazar – Ribariq, afër Lukarit, me drejtim Malin e Zi.

Ata po udhëtonin me një Golf, ku u përplasën me të njëjtën lloj makine ballëpërballë.

Aksidenti përkoi me vizitën aty të presidentit Vuçiç, i cili nuk ngurroi të shpreh ngushëllime.

“Një aksident i tmerrshëm, katër të rinj humbën jetën. Më dhembi zemra kur më thanë”, tha Vuçiç.

Novi Pazari, apo ndryshe Sanxhaku, është një zonë në Serbi e banuar nga boshnjakë dhe shqiptarë.  

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re