Jetesa e shëndetshme dhe reduktimi i risqeve, kryefjalë e “Lifestyle Conference” në Tiranë! Reflektim për veten, komunitetin e mjedisin 

Në listën e aktiviteteve të kryeqytetit në datën 25 shtator në ambientet e Piramidës së Tiranës do të zhvillohet “Lifestyle Conference”, me fokus jetesën e shëndetshme dhe reduktimin e dëmit. Konferenca synon të tejçojë një kuluturë të kujdesit ndaj vetes dhe komunitetit me panele që trajtojnë tematikat si: Ushqyerja, aktiviteti fizik dhe reduktimi i dëmit. Kujdesi për shëndetin, marrëdhëniet sociale, teknologjia dhe shëndeti mendor janë gjithashtu tematika që do të diskutohen përgjatë konferencës.

Në epokën digjitale, të shpejtë dhe të tejmbushur me informacion që po jetojmë, ne shpesh hasemi me termin mjekësi moderne, atë të stilit të jetesës, ku jemi vetë ‘mjekët’ e vetes sonë. Ky konceptim i ri në këtë fushë, kurrsesi nuk udhëzon individin të vetëdiagnostifikohet apo të kurohet pa u konsultuar me mjekun specialist në rast se ka shqetësime.

Si vetë emri, mjekësia e stilit të jetesës apo mjekësia parandaluese është një fushë e cila fokusohet në parandalimin, reduktimin e dëmit, kërkimin, edukimin dhe trajtimin e sëmundjeve apo çregullimeve që burojnë nga stili i pa balancuar i jetesës. Nga jetesa sedentare, kequshqyerja, stresi apo veset e dëmshme si konsumi i duhanit, alkoolit dhe drogërave.

Zgjidhjen e gjejmë në eliminimin e zakoneve apo substancave të dëmshme nga përditshmëria. Një ditë e nisur herët, e shoqëruar me ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik, kohë e lirë me miqtë dhe gjumi cilësor përmirëson ndjeshëm shëndetin tonë.

“Lifestyle Conference”, një reflektim i nevojshëm

Ndikimi i një stili të jetese të shëndetshme shtrihet përtej individit, duke ndikuar pozitivisht edhe për komunitetin. Në një kohë kur shëndeti mendor po fiton një vëmendje të shtuar, konferenca i dedikohet pikërisht reflektimit që do duhet të bëjmë me veten tonë sa i takon rëndësisë esenciale për një jetë, mendje dhe komunitet të qëndrueshëm.

‘Mjekësia pa recetë’ është një qasje që përmirëson shëndetin e individëve, fuqizon komunitetet dhe kontribuon në mbrojtjen e mjedisit. Ndryshimet e vogla në jetën e përditshme, të tilla si zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme, aktiviteti fizik i rregullt dhe menaxhimi i stresit, mund të kenë ndikime të mëdha dhe afatgjata. Me më shumë dashuri për veten, ne mund të hedhim hapat e parë për një të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme për veten e të tjerët.

Mendojeni dy herë këtë!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re