Kjo është Flutra Zela, banore e fshatit Mazhë në Krujë. ajo prej me shume se nje  jeton në këtë çadër pasi banesa e saj u dëmtua nga tërmeti.Si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin, jetesa për familjen e fluturës është vështirësuar pasi çadra e tyre është përmbytur.

 

 

FLUTURA ZELA – BANOER E MAZHËS

me keq ska ku të vje. Shiko se si jemi llogarite si e kemi kaluar. Perzotin me keq ska. Kam fjetur ketu i gjithe shiu ka rene brenda. Ska ardhur askush të na shoh.

 

Përmbytjeve nuk i kanë shpëtuar as familjet e tjera të Mazhës. Ata thonë se pavarësisht situatës së vëshirë autoritetet nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar.

 

 

SANIJE ASHA – BANORE E MAZHES

Ketu skemi ku te shkojmë. Kjo është një mënyrë shumë e keqe jetesë. Binte shi, shiu brenda. Shihe vet si është gjendja. Këtu gatuhet këtu hahet këtu pihet. As na ka parë kush a gjallë a vdekë jemi. Kemi qenë dhe pa drita. Sdinim nga të shkonim. Jete më të keqe se di.

 

Në njësinë administrative të Bubqit janë mbi 30 familje që jetojnë në cadra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re