Kreu i Partisë Demokratike ka uruar qeverinë e re nën drejtimin e Avdullah Hotiti në Kosovë duke shprehur mbështetjen e subjektit që drejton që sipas tij, sot opozitë dhe nesër në qeveri do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj.

Basha shkruan se konsolidimi dhe integrimi i Kosovës, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të saj përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit.

“I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.”, shkruan Basha.

Reagimi i plotë: Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re