Banesa e familjes Meta në Peqin, shtëpia u është shembur nga tërmeti:
Që prej tërmetit kam jetu në cadër. Kur ka ardhur Taulant Balla I kam thënë që në cadër kam një fëmijë në gjendje kome. Kam shkuar disa herë në bashki, më thonin nuk kemi fonde. Kam prej dy vitesh, u kam thënë që vuaj nga kanceri dhe as nuk e ci dot, rri këtu në cadër pa asnjë lloj ndihme. Na thanë që shtëpia jote është vlerësuar me 26 milionë. U thashë të më jepnin një letër ta kisha. Më thanë të hapja një llogari bankare, kur e pashë ishin 2 milionë lekë të vjetra. Unë I shkruajta dhe kryeministrit që të vinin ta verifikonin. Nëse shtëpia ime bëhet me 2 milionë lekë të vjetra le të vijnë ta bëjnë. Tani bashkia më ka dhënë 50 mijë lekë të vjetra për të marrë shtëpi me qera. Ku ta gjej unë shtëpi me kaq lekë.
Balla më nxirrte dhe në faqe të parë të FB duke thënë se do të rindertoheshin shtëpitë. Kur shoh unë vetëm 2 milionë të vjetra. Apeli im është drejt kryeministrit dhe Ahmetajt, mos të na lërë në harresë se jemi në fshat dhe nuk na shet njeri. Kam një fëmijë që duhet të operohet nesër, se vuan nga bajamet ka ndenjur në të ftohtë këtu.
Gruaja shtatzanë që është në pritje të fëmijës së tretë: I drejtohem zotit kryeministër për një banesë, më shumë për këta fëmijët e mi. Gjatë të ftohtit vetëm mbulohemi me batanije.
Pronari i shtëpisë: Prisnim një dëmshpërblim prej të paktën 26 milionë lekësh të vjetra. Mbase kryeministri mund të shohë pas kësaj interviste. Unë punoj në rrrobaqepësi, marr një pagë prej 26 mijë lekësh dhe kështu nuk kam mundësi të ndërtoj një shtëpi tjetër. Thirrja ime është që nëse shtëpia ime, vlerësohet vetëm me 2 milionë lekë të vjetra, nuk po kërkoj lekë por shteti të vijë e ta rindërtojë.
…
/faxweb
