Skip to content

Jetojnë në papafingo pa dyer e dritare, familja Alushi kërkon ndihmë nga shteti

WhatsApp Image 2020 04 07 at 17.58.17

Kjo është banesa ku Astrit Alushi jeton që prej 26 nëntorit të vitit 2019, pasi shtëpia ku ai jetonte në Kombinat edhe pse jo e tija u dëmtua nga tërmeti.

“Kjo është banesa që më ka lënë një miku im kundrejt asnjë detyrimi duke parë hallet e mia. Unë kam jetuar në Kombinat. Edhe atje më mëshiroi dikush, kur ra tërmeti shtëpia u dëmtua dhe unë dola:, thotë Astriti.

Në këtë papafingo, pa dyer e dritare ai ka kaluar edhe dimrin së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij binjakë 4 vjeçare.

Frymën e kanë mbajtur nga rroga e bashkëshortes së tij, e cila pre 3 javësh edhe ajo është e pa punë.

Edhe në këtë kohë pandemia ata jetojnë në këto kushte, ku vuajnë edhe për bukën e gojës, këto janë të vetmet ushqime që ata kanë në shtëpi.

Fëmijëria e  këtyre vogëlushëve është ndryshe, nga shumë bashkëmoshatarë. Të vetmet lodra argëtimi për ta janë  një top dhe disa pjesë të një peme Vitit te Ri, edhe pse dëshira e tyre është  që të kenë makina  e lodra argëtuese si gjithë fëmijët.

Astriti thotë se ka shkuar disa herë në njësinë nr. 6 për të kërkuar ndihma , por ende nuk ka marrë asgjë edhe pse posedon një dokument të prokuruar nga administratori që ai është i pa mundësi ekonomike.

“Unë kërkoj ndihmë të çdo lloj forme”, thotë ai.

Ne kontaktuam dhe administratorin e njësisë bashkiake nr. 6  Adriatik  Merko, i cili premtoi se të mërkurën paradite do vinte në shtëpinë e Astrit Alushajt , për t’i sjellë ndihma.