Ministri i Brendshëm Taulant Balla në prag të festës së ndërrimit të viteve i ka dhuruar çelësat e shtëpisë së re familjes Musai në Levan të Fierit.

Disa muaj më parë kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, Balla i dha fjalën se familja e saj do të kishte një shtëpi te re me kushte normale për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla shkruan se 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri në shtëpi te re, ndërsa i uron gjithë shqiptarëve gëzuar vitin e ri 2024.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re