Një fqinje e çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesë, është shprehur se të moshuarit jetonin vetëm dhe s’kishin fëmijë.

Ajo deklaroi për mediat se çifti ishin shumë të lumtur së bashku, ndërsa ka treguar se ka qenë një fqinje tjetër e cila i gjeti të vdekur pasi u telefonua nga Athina nga familjarë të 84-vjeçarit.

“Jetonin vetëm, nuk kishin fëmijë. Fqinjën këtu e kishin telefonuar nga Athina se ka një motër atje, i thanë që shiko pak si është puna. Vajti ajo dhe i gjeti, ishin çift i lumtur, nuk i ndihej zëri.

Nuk kemi dëgjuar asgjë, vjedhje kanë ndodhur. Një fqinj këtu e kanë rrahur”, tha ajo.

Lexoni edhe: Misteri i krimit të dyfishtë/ Si u zbuluan trupat e pajetë të çiftit të moshuarve pas telefonatës nga Athina! Burri qëndronte i shtrirë në pragun e banesës, ndërsa e shoqja… 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re