Skip to content

Jetonte i vetëm, 74-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët në banesë! Ja çfarë dyshohet

Policia1

Një 74-vjeçar, i cili jetonte i vetëm, është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët.

I moshuari u gjet rreth orës 10:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kastriot” në Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit me iniciale H. M., nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50 në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi H. M., 74 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“”