Skip to content

Jetonte i vetëm, fqinjët gjejnë pajetë 55-vjeçarin në Korçë

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë.

 

Policia bën me dije se rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gj. K., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

 

Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore.