Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden mbërriti në Evropën Lindore në një udhëtim katër-ditor për të riafirmuar angazhimin e SHBA-së ndaj Ukrainës.

Jill Biden do të takohet me udhëheqës kombëtarë dhe trupa amerikane, si dhe me prindër, fëmijë, edukatorë dhe humanitarë ukrainas të zhvendosur në Rumani dhe Sllovaki.

Ajo e filloi vizitën e saj duke shërbyer ushqim për ushtarët e vendosur në bazën ajrore rumune. Dita e Nënës nga ana e saj pritet të kalohet me nënat refugjate dhe fëmijët e tyre në Koshice, një qytet kufitar në Sllovakinë lindore.

“Rrugës për në Rumani dhe Sllovaki për të kaluar Ditën e Nënës me nënat dhe fëmijët ukrainas që u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të luftës së Putinit. Gjithashtu do të vizitoj trupat amerikane dhe do të shpreh mirënjohjen time për përpjekjet për të ndihmuar vendet fqinje dhe punëtorët humanitarë”, ka shkruar Jill Biden në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re