Aktori shqiptar Jim Belushi përmes një njoftimi në Twitter ka kërkuar nga të gjithë bashkëkombasit shqiptarë kudo që ndodhen që të lidhen në me të në platformën sociale.

Belushi ka kërkuar nga shqiptarët shpërndarjen e postimit të tij dhe ndjekjen e tij në rrjetin social Twitter.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, shkruhet në statusin e tij në gjuhën angleze.

Deri më tani postimi i tij në Tëitter është shpërndarë 3.400 herë.

Kohë më parë aktori i njohur ka pranuar rrënjët shqiptare. Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, ka lindur në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi, një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi, e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare emigrantësh nga Korça.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re