Skip to content

“Jo biznesmenë në lista, sa më shumë pedagogë”, Meta mesazhe të forta nga Korça, flet dhe për kandidimin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një ceremoni të dhëies së dekoratave me rastin e 7 Marsit në qytetin e Korçës. Teksa uroi të gjithë arsimtarët në të gjithë vendin në prononcimin për media Meta u shpreh se në listat e 25 prillit partitë duhet të përfshijnë sa më shumë pedagogë me integritet të lartë dhe sa më pak biznesmenë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me largimin e disa figurave të PS dhe zëvendësimin e tyre me inxhinieren Luljeta Bozo apo shefen e Infektivit, Najada Çomo, Kreu i Shtetit u përgjigj se “Nuk kam asnjë koment për asnjë parti vetëm kam një lutje, ju lutem sa më shumë pedagoge e pedagogë, sa më shumë të rinj të arsimuar, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e Shqipërisë.

Jo se kam diçka me biznesmenët, por është e rëndësishme të kemi në Kuvend njerëz me integritet. Nuk dua të hyj në emra, s’më intereson asnjë parti. Sa më shumë figura të ndritura dhe me integritet, në mënyrë që gjithë shoqëria të përfaqësohet siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Janë zgjedhje shumë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme, sepse janë kryekushti për integrimin. Do ta kalojmë me hir a me pahir në kuptimin më të mirë të kësaj fjale”.

/faxweb