Subscribe

Jo vetëm sensibilizim, por edhe përmirësime në legjislacion dhe politika në kuadër të luftës kundër luftës seksuale ndaj fëmijëve. Këto janë disa nga pikat që janë pwrfshirw në paktin e ri që është firmosur këtë të hënë nga ministria e Brendshem, ajo e Shëndetësisë dhe e Arsimit.

 

Ministri Taulant Balla tha se një rrezik për fëmijët janë rrjetet sociale që shpesh herë është e pamundur të kontrollohen, ndaj policia do të ketë një serë nismash për të garantuar internet sa më të sigurt.

 

Avantazhet e internetit ka ofruar edhe errësirën ndaj këtyre krimeve dhe të pandëshkuar sepse nuk kontrollohet dot të gjitha. Ka fëmijë që vuajnë dhunën seksuale edhe në familje. Po e vlerësojmë edhe me policinë edhe mundësinë për garantimin e internetit të sigurtë.

 

Jo vetëm në rrjete sociale, por ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se siguria duhet të nisë që në ambientet parashkollore.

 

Reformë për arsimin parashkollor. Do të prekë sigurinë, mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve. Përmirësimi i akteve nënligjore, inspektime periodike në arsimin parashkollor, por të kemi edhe më shumë vlerësime. Po punojmë për të krijuar mekanizma për këto vlerësime psikosocial për edukatorët që të mundësojë më shumë shërbime në të gjitha strukturat e arsimit parashkollor. Kjo reformë që do të nisë së shpejti për kopshtet dhe çerdhet do të sjellë një tjetër rezultat.

 

Ky pakt u firmos në datën 20 nëntor në ditën ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re