Një fëmijë 5-vjeçar ka “lindur për së dyti” në Lushnjë, pasi fare mirë mund të kishte ditën e fundit të një jetë të shkurtër.

Pamjet që zakonisht vijnë nga bota, me të mitur që shfaqen në parvaze dritaresh, gati për të rënë, kësaj here vijnë nga qyteti myzeqar, që siç thuhet në komunikatën policore, “rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen ‘Skënder Libohova’, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë”.

Në detaje të tjera thuhet se familjarët nuk kanë qenë për një moment në dhomë kur i vogli ka dalë jashtë dritares, deri në parvazin e jashtëm, ku ndoshta engjejt e kanë mbatur të mos bjerë. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re