Skip to content

“Jo kamera, vetëm foto”/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqje, Rama paralajmëron “pritje me popullin”: Çdo të premte në orën 17:00! Sa të jem në krye të PS…

EDI RAMAA

Ndërkohë që prej afro 100 dit9sh qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nismë të re në kuadër të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke njoftuar se çdo të premte në orën 17:00 do të zhvillohen takime me popullin.

Rama tha se bëhet fjalë për nisjen e një procesi të ri, i cili do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të vijojë rregullisht.

“Të premten në orën 17:00 është nisja e një procesi të pranisë në të gjithë territorin, që nuk ndalet asnjë të premte, derisa unë të jem kreu i PS-së”, deklaroi Rama.