Emaile kërcënuese me jetën kanë mbërritur në adresën e ministrit italian të Shëndetësisë Roberto Speranza e që kanë çuar në nisjen e një procesi hetimor nga ana e Prokurorisë së Romës.  

Ka qënë Sekretaria e Ministrisë Italiane që ka sinjalizuar mbi ç’ka po ndodhte autoritetet e  drejtësisë.

“Jo lockdown se ndryshe të vrasim familjen”. “Ne herët o vonë do të të vrasim e do të të rrjepim të gjallë“. “Do ta paguash shtrenjtë për gjithë terrorin që po shkakton e do pendohesh pse ke lindur“,  janë disa nga emailet e mbërritura në adresën e emailit të ministrit italian të  Shëndetësisë  e që i përkasin periudhës kohore tetor 2020-janar 2021. 

Prokuroria e Romës ka vënë nën hetim 4 persona të dyshuar di autorë të këtyre mesazheve e të cilëve u janë sekuestruar telefona celularë, komputera e IPad.

Personat e hetuar janë të moshës 35- 55 vjec e banues në Torino, Cagliari, Varese e Enna.

Autoritetet e Policisë italiane kanë munduar të identifikojnë profilet dixhitale të personave të hetuar falë teknikave të sofistikuara investigative.

Emailet kërcënuese të tyre janë përdorur nga server të pozicionuar jashtë territorit europian, gjë që ka bërë me kompleks procesin e identifikimit të tyre. 

Objekti i këtyre mesazheve ishin masat shtrënguese antipandemike të ndërmarra nga qeveria italiane. 

Hetimet e Prokurorisë së Romës vazhdojnë për të kuptuar nëse pas katër personave të hetuar fshihet një regji unike e menaxhuar nga grupime të caktuara, që gjatë muajve të pandemisë kanë vënë në shënjestër me kërcnime të shumta në rrjeyet sociale, ksponentët më të lartë të shtetit italian nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella e ish kryeministri Giuseppe Conte.

Ndaj ministrit të shëndetësisë Roberto Speranza kanë mbërritur mjaft mesazhe solidariteti nga qytetarë, parlamentarë e përfaqësues të forcave të ndryshme politike italiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re