Ministri i brendshëm Taulant Balla ka kërkuar nga drejtuesit e policisë së shtetit të respektojnë Kodin e Etikës të pazbatuar deri më tani. Ministri deklaroi se pjesë e Kodit të etikës për policinë e shtetit është edhe ndalimi i frekuentimit të bareve e restoranteve gjatë orarit të punës.

Balla ngriti shqetësimin se ka drejtorë e shefa komisariatesh të cilët ndodh që ulen nëpër lokale me element kriminalë madje duke shkëmbyer me ta edhe informacione  sensitive të punës dhe aksioneve policore.

“Natyrisht edhe në rrugë të tjera, po kjo rrugë që po them është përveçse po aq skandaloze sa të tjerat, edhe një karshëllëk poshtërues për gjakun e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, përveçëse është edhe shembulli më i keq dhe më demotivues për punonjësit e Policisë së Shtetit në vartësinë e drejtorëve e shefave të këtij profili kaq të ulët moral”, tha Balla gjatë prezantimit të drejtorit të ri të policisë së kukësit , Artan Bajraktari.

Ministri i Brendshëm tha se drejtuesit e policisë edhe pas punës, nëse shkojnë në kafe e restorante, për arsye familjare apo të tjera duhet të vënë më parë në dijeni eprorët./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re