Besimtarët myslimanë festojnë nesër Fiter Bajrami. Imam Ahmed Kalaja ka bërë një postim në Facebook ku sqaron kur dhe si do të bëhet falja.
“Falja e Bajramit do të bëhet nesër në orën 06:00 në xhamia. Ata që ndodhen në zona ku nuk hapen xhamitë mund të falen në shtëpi, bashkë me familjen, ose veç e veç, falet si namazi. Rregullat do i sqarojmë në takimin e darkës sonte” tha ai.
Këtë vit ndryshe nga tradita, falja e Bajramit nuk do të bëhet në sheshin Skënderbej për të shmangur grumbullimet, që nuk lejohen për shkak të COVID-it. Xhamitë u rihapën ditën e hënë