Barack Obama postoi një dedikim të ndjerë për gruan Michelle dhe 2 vajzat e tij në “Ditën e të Dashuruarve”.

Çifti është martuar që nga viti 1992 dhe festuan 28 vjetorin e martesës tetorin e kaluar. Barack dhe Michelle Obama shfaqen plot dashuri në familjen e tyre.

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit tre njerëzve që kurrë nuk dështojnë të më bëjnë të buzëqesh. Drita juaj verbuese e bën gjithçka më të ndritshme“, shkroi ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoqëruar më një foto të ëmbël familjare.

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit, @barackobama! Jeta është gjithmonë më e ndritshme kur unë jam pranë jush“, shkroi Michelle Obama në Twitter, në një foto romantike me bashkëshortin.

Barack dhe Michele Obama kane dy vajza: Malia, 22 vjeçe dhe Sasha, 19 vjeçe.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re