Skip to content

Jo Pfizer-i, Rama: ja dy vaksinat që priten për Shqipërinë

Ditë më parë, kryeministri Rama do të fotografohej me kreun e Pfzerit në SHBA në lidhje me marrjen e vaksinës, por duket se për Shqipërinë do jenë  dy variante të tjera.

Në një takim me stafin e Infektivit, të cilët do jenë të parët që do vaksinohen, Rama tha:

“Jemi afër dhe me AstraZeneca-n që besoj do miratohet tani, po dhe me Moderna-n jemi në tratativa, si dhe me shtetet të tjera.

S’kemi dashur të bëjmë fjalë por jemi shumë afër, kemi besim se për ekipin e covid do jetë shumë shpejt gati gjithçka. Kemi filluar një projekt tek Air Albania stadium për vaksinat.

Mendohet se mjedisi i hapur do jetë shumë më mirë dhe mendojmë se në fillim të janarit do jetë gati për të bërë procesin e vaksinimit. Hap pas hapi pastaj do vazhdojmë me grupet e prioriteteve, mësuesit, policët”.

Aty, Rama paralajmëroi dhe një Infektiv të ri së shpejti. “

Shumë respekte një sakrificë e jashtëzakonshme, ndodh njëherë në 100 vite, por ja që ndodhi.

E dimë që këto kanë qenë muaj të vështirë jeni përballur me sfida jo të vogla.

Po ju japim dhe një lajm se pas kësaj lufte do bëhet godina e re ,me miratimin e Bankës Botërore Infektivi do rindërtohet.

Mbyllja e luftës do jetë me ceremoni”, theksoi i pari i qeverisë.