Subscribe

Lideri i opozitës Sali Berisha ka konfirmuar sot se ka pasur kontakte me qeverinë italiane në lidhje me marrëveshjen për emigrantët, duke përsëritur se pozicioni i tij kundër kësaj marrëveshje nuk ndryshon.

 

Gjatë një konference me gazetarët ish-kryeministri Berisha sqaroi se ka biseduar për emigrantët me numrin 2 të qeverisë italiane, Tajani.

 

SALI BERISHA

“Them disa orë pasi jam shprehur para jush më ka marrë në telefon zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, të cilin e njoh prej 30 vitesh. Më thotë e pamë atë deklaratë dhe ishte e ashpër. I thashë i nderuar mik, për këto arsye që u thashë edhe ju, nuk mundem”

 

Por pavarësisht se është kundër marrëveshjes Sali Berisha dhe opozita nuk do të organizojnë protesta kundër marrëveshjes.

 

 

“Nuk mund të ketë protesta që të nxisë ksenofobinë. Nuk mundet të organizojë protesta as kundër Italisë, por gjykoj se Italia si njeri që kam qenë President dhe kryeministër, Italia ka dhënë ndihmë të paçmueshme për këtë vend. Ka dhënë miliarda, por ka qenë edhe një lloj universiteti. Në konceptin tim nuk protestohet kundër vendeve të lira.”

 

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për të strehuar në Shqipëri emigrantët që synojnë Italinë deri në përfundimin e procedurave të azilit, u miratua një ditë më parë në qeveri e pritet të kalojë së shpejti në parlament.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re